Zen, rrëfehu njëherë për vete

redaktor

Dërguar me email

në adresën e redaksisë

 

Bëj baba të të ngjaj. Djali i ish-kryeministrit Berisha thotë se Edi Rama është përgjegjës për 4 viktimat e vrara në pabin e natës në Tiranë. Me shumë dhimbje e keqardhje për familjarët e viktimave, dua të pyes Zenin apo Xenin e Berishës: nëse Rama ka përgjegjësi për këto katër viktima, pasi dihen botërisht rrethanat e ngjarjes, po babai juaj Berisha që vrau 4 grevist në mes të ditës, në mes të Tiranës, a ka përgjegjësi morale? Ah më fal, se këtu gabova, ju s’keni moral. Po përgjegjësi ligjore a keni ju dhe yt at për këto viktima? Po për 26 viktimat e Gërdecit që Berisha pati thënë në mënyrë habitore se ku bie Gërdeci? A ndjeni përgjegjësi? A mos vallë ju ishit kasapët e popullit dhe si të tillë nga profesioni vetvetiu nuk keni pse të jeni përgjegjës? Pasi vrasjet për modelin tuaj quhen profesion! Nuk them të heshtësh zoti Zen, por të rrëfehesh pikë së pari. Pastaj flisni. Nga Preng Pjetri.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *