Shpërthim në veri të Mitrovicës

anazapta

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit të së premtes në veri të Mitrovicës. Mediat raportojnë se shpërthimi ka dëmtuar automobilin e një serbi me inicialet D.J. Sipas mediave serbe, mjeti shpërthyes me gjasë ishte i vendosur nën automobilin e parkuar në njërën nga rrugët kryesore të qytetit, kurse nga fuqia e shpërthimit është dëmtuar edhe lokali para të cilit ishte parkuar automobili. Pjesë të automobilit të dëmtuar kanë arritur në perimetrin prej 50 metrash.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *