Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, ka dhënë masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për gjashtë personat e dyshuar për veprën penale “ trafikim të lëndëve narkotike, mes të cilëve edhe një gardian burgu.
Seanca gjyqësore e cila është zhvilluar pa praninë e mediave, ku përpara trupit gjykues janë paraqitur gardiani i burgut të sigurisë së lartë të Peqinit Zenel Nezha me banim në Rrogozhinë, tre djemtë e xhaxhallarëve Romeo Ardian dhe Ferit Serica, si edhe Juxhens Kurani dhe Altin Bektashi që të pestë me banim në Elbasan.
Ata u arrestuan në flagrancë në qytetin e Elbasanit duke shpërndarë lëndë narkotike, ku prej disa kohësh ata ishin në hetim nga ana e Seksionit Kundër Narkotikëve në Drejtorinë e Policisë Elbasan.
