Ish-Sekretarja e Shtetit Hillary Clinton do të tentojë që të bëhet Presidente e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, mikut të familjes, Wesley Clark, i ka propozuar që të bëhet President i Kosovës.
Në shënimin e përvjetorit të 10’të të Librarisë Presidenciale të Bill Clinton, ish-lideri amerikan ka bashkëbiseduar me ish-gjeneralin amerikan të NATO’s, Wesley Clark, për politikën e jashtme.
Gazeta Express shkruan se dy personazhet e kohës së luftës së fundit kanë folur edhe për Kosovën. Madje, Clinton e ka nxitur Clarkun të garojë për president të Kosovës.
“Ende po pres që Gjenerali Clark të shkojë në Kosovë dhe të garojë për President atje”, ka thënë Clinton duke iu referuar popullaritet të gjeneralit këtu.
Ndërkohë, duke folur për politikën ndaj Kosovës në atë kohë, Clark ka thënë se Presidenti Clinton i kishte thënë krahut ushtarak që nuk pajtohej me intervenimin në Kosovë që të paraqisnin kundërshtimet e tyre në Kongres dhe në publik. Udhëheqësi i fushatës për shpëtimin e shqiptarëve nga gjenocidi serb këto ditë ka postuar në Twitter këtë foto pas çlirimit të Kosovës.

Clark,sa per dijeni eshte shendrruar ne nje bisnessman i forte ne Ballkan,dhe sigurisht edhe ne Shqiperi.Edhe ne lojrat e fatit eshte aksioner.
@ Ben bile mardhenjet me te u ngrin kure Saimir Tahiri i mbylli nje kazino tek rruga Bardhyl…hhha ja fusni pordhes.
Rregulli i gjuhes shqipe i shkruajme emrat e huaj ashtu si i shqiptojme pra Klark dhe jo Clark, Klinton dhe jo Clinton, etj