Dy vëllezër mbetën të plagosur rëndë, si pasojë e një aksidenti të ndodhur mëngjesin e djeshëm në lagjen “Çelepias”. Vëllezërit Shkëlqim dhe Fatos Bendo, përkatësisht 35 dhe 40 vjeç, nga Kuçova, kanë qenë duke udhëtuar me motoçikletë, kur janë përplasur nga një kamion me targa BR8224A.
Dëshmitarë të ngjarjes kanë treguar se dy vëllezërit kanë marrë plagë të rënda dhe kanë humbur ndjenjat si pasojë e goditjes, kurse ambulanca mbërriti me 30 minuta vonesë. Policia nisi hetimet dhe shoqëroi drejtuesin e kamionit, Vladimir Zogu.
