“Tifozat Kuq e Zi”, mesazh falënderimi për De Biasin

Dita

Një ditë pas paraqitjes jashtëzakonisht të mirë në miqësoren kundër Francës, tifozat Kuq e Zi kanë falënderuar trajnerin e Kombëtares Shqiptare, Gianni De Biasi.

Në faqen e tyre zyrtare në “facebook”, TKZ kanë shkruar: “Dëshirojmë të marrim një moment nga kjo ditë, një ditë pas ndeshjes aq të bukur me Francën dhe tre ditë para ndeshjes me Kombëtaren e vendit prej nga ai vjen, të falënderojmë trajnerin e Kombëtares tonë Gianni De Biasi për punën e tij fantastike deri më tani, shkruhet në mesazh. Mister, ndoshta ndonjëherë të përzihemi në punë dhe dukemi sikur po e luajmë trajnerin, por këtë thjeshtë e bëjmë për sukseset tona të përbashkëta me Kombëtaren! Faleminderit Gianni de Biasi! Grazie Mister! Ti je njëri prej nesh! Vazhdojmë së bashku!”, përfundon mesazhi i tifozëve kuqezi.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *