Selami: Kandidoj për vazhdimësinë dhe vlerat e reja në PD

Dita

Eduard Selami ka vendosur të hyjë sërish në garën për postin e sekretarit të përgjithshëm, me besimin se do të fitojë. Ai ka telefonuar dy kandidatët e tjerë që hyjnë në këtë garë, Arben Ristanin dhe Enkelejd Alibeajn, ndërsa vetë thotë se kandidon për vazhdimësinë dhe vlerat e reja në PD.

“Do të kandidoj për postin e sekretarit të përgjithshëm. Telefonatat e para ua bëra dy kandidatëve të tjerë, për të cilët kam respekt. Kjo është një garë brenda familjes politike. Është një garë se kush e bën këtë punë më mirë dhe vendimi u takon me votim të fshehtë 278 anëtarëve të Këshillit Kombëtar. Fillimisht kam biseduar dhe takuar shumicën e deputetëve, më shumë për të shkëmbyer vizionin dhe vlerat e përbashkëta që ndajmë. Ajo që mund të them është se kjo është një garë brenda familjes, është një garë që gjithkush ka të drejtë të mendojë se mund të japë kontributin e tij. Unë kam vendosur të jap kontributin tim. Mendoj që së bashku me kryetarin Basha, ky do të jetë një kombinim i mirë i historisë që unë mbart dhe gërshetimit të vlerave që e themeluan PD-në, si një forcë me orientim të qartë euroatlantik dhe përfaqësuese e vlerave të lirisë e demokracisë”, thotë Selami për GSH-në.

24 vite më parë ishte frymëzues i studentëve dhe themeluesi i PD-së, duke luajtur një rol të rëndësishëm në përmbysjen e diktaturës komuniste në Shqipëri që në vitet e para të demokracisë. Por ai është edhe ish-sekretari i parë i përgjithshëm i demokratëve që nga 12 dhjetori ‘90 deri më 22 mars, kohë kur PD-ja erdhi në pushtet ndërsa ai u zgjodh kryetar i saj.Më pas i konfliktua me Berishën dhe iku në Amerikë.

Share This Article
6 Comments
  • Dhe iku ne Amerike,atje ja vendosen teneqen te bydha e erdhi prape ne Shqipri per te marre ndonje lek.Iku ne amerike se Sali Berisha e rrahu forte nga koka,tani ai do marre k….e Berishes

  • Eduard Selami po sulmohet pwr te vetmen arsye se perfaqeson vlera te reja ne PD dhe PD e ka te veshtire te kete burra te mire.. Boll nxorret vrer se nuk i ka ardh e keqja ketij vendi nga burra te urte e te kulturuar

  • Jam vete nje anetar i PD dhe e vlereosj z. Selami per urtesine dhe per maturine qe ka treguar dhe qe tregon ne politike. Njerezx te tille na duhen pe rte rimekembur partine demokratike e cila nuk ka nevoje per njerez te bashkise, por per koherence dhe vizion euro atlantik qe misherohen tek figura e eduardit. respekte

  • Selami eshte nje politika profesiinist qe do te dije te ringeje opoziten aty ku ajo dueht te jete dhe te ndahet nga drejtimi i saliut dhe i lulushit. Eshte vertet nje politikan vizionar

  • Ndoshta ti ED ke te drejte te kandidosh por nuk te le njeri qe te fitosh por te pakten kam shprese qe meqenese ke passport Aperikane mos kesh fatin e atij qe konkuroi per vendin e kryetarit te PD. Urime ne gare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *