Nxitja e punësimit, Veliaj: 2.5 milion USD për kompanitë e fasonit

Dita

Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, z. Erion Veliaj, u ka bërë thirrje të gjitha kompanive të fasonit që, duke filluar nga janari i vitit tjetër, të aplikojnë për të përfituar nga Fondi i Nxitjes së Punësimit.

Gjatë vizitës së tij në një biznes fason në Tiranë, Veliaj tha se për vitin tjetër qeveria ka krijuar një fond prej 4.5 milion dollarë për Fondin e Nxitjes së Punësimit, nga të cilat 2.5 milion vetëm për sektorin fason.

“Mënyra se si llogaritet Fondi i Nxitjes së Punësimit varet nga përqindja e tatimit të fitimit që ka deklaruar sektori tekstil. Të gjitha paratë që vijnë nga shtesa 5% e tatim fitimit të industrisë fasone, do t’ia kthejmë po këtij sektori nëpërmjet fondit të punësimit”, deklaroi ai.

Share This Article
7 Comments
  • Ju vertete qe nuk paskeni strategji punesimi. Tani kuptohet me qarte. Te mbeshtetesh tek fasonet per punesimin eshte sikur te mashtrosh njerezit. Keta jane skllavopronaret moderne i shfrytezojne ato grate dhe motrat tona per 15000 leke ne muaj deri ne palce. Mimi Kodheli njehere deklaroi njehere qe mbeshtetja tek fasonet do te ishte gabim sepse krahu i punes per kete lloj biznesi shitet shume lire dhe shfrytezimi eshte ne maksimum. Eshte njesoj si Call Center. Jo se eshte gabim qe ekzistojne por ta shohesh si nje shtylle te punesimit eshte kryekeput e gabuar.

  • Punesimi ne vendin tone duhet te mbeshtetet tek bujqesia. Jo ajo primitive me punimin e tokes me kale e gomar por mekanizimi i saj. Ringritja e rrjetit te vaditjes dhe investimi ne gjetjen e tregut per produktet tona. Sektori minerar i eshte lene mafjes. Nafta gjithashtu.
    Por me e rendesishme do te ishte qe ne shqiperi te ftoheshin investitore te medhenj. Kjo nuk eshte e mundur sepse per 24 vjet eshte bere e mundur shnderiimi i njerezve ne skllever. nuk ka krah pune te kualifikuar dhe stabilitet qe tju afroje siguri firmave serioze e per te mos shtuar pastaj krizen.

  • Oo erion ,ma mire ato milliona jepva direkt grave se ketyre gjakpirresve ‘ato nga me ato pare do zhvillojne bujqesine ma shume se ju!

  • Erion,sa millions morren per me punesuar vellahun nga qeveria? Me duket 10 here ma shume se sa ‘ndihma’ per shklaverueset modern!
    Nuk te bien turp me u Halla me shqiptaret keshtu! Pfff Cfare demagogu i pafytyre!

  • Aha… Ja 300 mije vendet e punes. Fasoni, pa taksa, me subvencione dhe duke vazhduar me shfrytezimin kafsheror nen pagen minimale te punonjesve. Fasoni mire ben qe ekziston ne Shqiperi po te perqendrosh perpjekjet e punesimit te fasoni do te thote qe ske nje strategji zhvillimi se fasoni nuk eshte zhvillim, eshte thjesht mbijetese.

  • Njerez, besoni te Velia. Se ky mireqenien tone e ka prioritet e nuk e ze as gjumi naten. Por duhet te presim e durojme. Ohu ne pritem 47 vjet per te vajtur ne socializem e jo te mos presim kur te ” Rilinde ” Velia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *