Letër e dërguar,
nga Xhevdet Cora
Mysafirë të tillë, miq kaq të rrallë
Beogradi i vjetër kish kohë pa i parë
Nuk vanë me tren, as hipur mbi kuaj
Por si ylberi, u ulën nga qielli
Ashtu si dikur me mjekër të bardhë
Dukej sikur thoshin, na keni harruar
Ashtu si dikur, pëllumba të bardhë
dukej sikur thoshin, jemi ende gjallë
Beogradi i vjetër, o qytet i bardhë
Pse aq u trondite, nga miqt e paftuar
Njëqind vite ikën, njëqind vite shkuan
Beograd i nëmur, hiç s’paske ndryshuar
