Mësohet se shkaqet që mund ta kenë shpënë drejt vdekjes Dr Florin (foto me vajzën Kaltrinën) kanë të bëjnë me një gjendje të thellë depresive.
Miqtë e tij thonë se këngëtari i njohur ishte shumë keq javët e fundit. Shkak për këtë mësohet të ketë qene një problem shëndetësor i birit të tij të porsalindur për kurimin jashtë të të cilit, ai nuk kish arritur dot të siguronte të ardhura.
Kishte vendosur të shiste edhe shtëpinë dhe pasi ka përfunduar formalitetet e kësaj shitjeje, me paratë e marra ka mbyllur disa borxhe, ndërsa pjesët e mbetura ia ka kaluar të shoqes Blerinës, 29 vjeç.
Nuk dihet sa ishte shuma e këtyre transaksioneve sepse siç thoshte edhe vetë Florian Kondi: “Mëkatet dhe lekët nuk tregohen”.
Gjatë natës së mbrëmshme, nën efektin e gjendjes së tij të rëndë, ai ka marrë një mbidozë kokaine.
E shoqja e tij Blerina ka marrë rreth orës 6 të mëngjesit, të vëllain, pasi ka kuptuar se gjendja ishte bërë e pakontrollueshme. Por përçapja e saj ka qenë e kotë dhe e vonuar. Këngëtari ka vdekur në duart e të vëllait. Nuk ka vlejtur shkuarja e tij në ambulancë, as doza e insulinës që i ka injektuar mjeku. Florian Kondi kishte dhënë shpirt ende pa mbërritur në spitalin “Nënë Tereza”.
Mbidoza e marrë me apo pa dashje i ka marrë jetën. E kishte paralajmëruar në daljen e tij të fundit në TV: “Ashtu të merr ajo (droga). Nuk e kontrollon dot atë… Rreziku është i madh. Është armë e fuqishme”.
