Haxhinasto: Buxheti i 2015-s i adreson mirë objektivat e transportit rrugor

redaktor

Ministri i Transporteve, Edmond Haxhinasto, e vlerëson projekt buxhetin e paraqitur nga qeveria për vitin 2015.

Duke folur në Kuvend, ai ka thënë se buxheti i vitit të ardhshëm adreson objektivat e transportit rrugor.

Buxheti i ri, që diskutojmë sot konsolidon më tej buxhetin e kësaj mazhorance për rritjen e efektshmërisë së politikave të saj për stabilizimin e mëtejshëm makro-ekonomik, për reduktimin e informalitetit, për rritje të punësimit e në mënyrë të veçantë për nivele më të larta të rritjes ekonomike, me synim të qartë për t’i dhënë vendit më shumë mirëqenie, për t’ju shërbyer qytetarëve më cilësisht.

Këtyre qëllimeve u shërbejnë edhe politikat sektoriale, që ky buxhet mbështet, ndonësë duhet thënë qartë, se tërësia e politikave që ky buxhet mbështet ka dhe një efekt social të përgjithshëm, vendos një raport të ri me qytetarin, sa i takon mardhënies së tij me standardin me cilësinë e shërbimit, me rregullin dhe me sigurinë. Kjo është evidente edhe në buxhetin e Ministrisë së Transportit dhe Infrastrukturës. Buxheti i ri do të mbështesë filozofinë tonë për më tepër siguri, për më tepër qëndrueshmëri investimesh, nëpërmjet planifikimit më të mirë, realizmit dhe mirëmbajtjes cilësore, për një vështrim të sektorit të transportit në tërësinë e tij me të gjithë elementët përbërës, për t’i shërbyer si ekonomisë si çdo qytetari në vend. Me këtë buxhet investimet publike në rang ekonomie janë planifikuar 5.4% të produktit të brendshëm bruto, ku peshën më të madhe të investimeve e përmban Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës, me rreth 53.3% të tyre. Në buxhetin e vitit 2015 krahasuar me buxhetin fillestar të vitit 2014 kemi një rritje prej 7.35% apo 2.76 miliardë lekë më shumë.

Politikat tona do të sjellin progres në një sërë fushash që ne mbulojmë. Së pari, do të realizojmë detyrimet që kanë të bëjnë me integrimin tonë në Europë, me përafrimin e legjislacionit në fushën e transportit dhe infrastrukturës duke nxitur shërbime transporti të sigurta dhe efektive që respektojnë mjedisin, të cilat i bëjnë shërbimet edhe më cilësore. Më tej, me zhvillimin e rrugëve dhe infrastrukturës, hekurudhave, porteve dhe aeroporteve, me planifikimin e burimeve financiare për zhvillimin e sistemit në mënyrë të harmonizuar, për të mbështetur zhvillimin e ekonomisë dhe të plotësohen të gjithë detyrimet që kemi për rrjetin rajonale të transportit . Tjetër prioritet që e arrijmë me këtë mbështetje buxhetore është përmirësimi i sigurisë, cilësisë dhe besueshmërisë së sistemeve të transportit për krijimin e një transporti të qëndrueshëm edhe nga pikëpamja e mjedisit. Po kështu jemi bazuar në disa konsiderata të rëndësishme për të shmangur krijimin e detyrimeve të reja apo të minimizojmë detyrime kontraktuale për projekte në proçes zbatimi, ashtu dhe të respektojmë gjithë këtë  plan të rëndësishëm duke vendosur dhe kriterin e prioritarizimit, për t’i shërbyer më mirë lëvizjeve të mëdha demografike, për t’ju shërbyer më mirë potencialeve ekonomike të zhhvillimit të vendit apo dhe vetë sistemit të transporteve duke ndarë në mënyrë të balancuar peshën midis mënyrave të ndryshme të tij.

Më konkretisht mund të  shprehim se buxheti i adreson mirë objektivat e transportit rrugor, me qëllim arritjen e sigurisë së transporit rrugor, një objektiv madhor duke sjelle standarde europiane, duke përmirësuar ndjeshëm sinjalistikën dhe duke eleminuar pikat e rrezikut. Ne do të realizojmë intesifikimin e mirëmbatjes së rrugëve nëpërmjet përmirësimit të administrimit të tij, shoqëruar nga një reformë e thellë në pushtetin vendor, duke shtuar në mënyrë të veçantë fondet buxhetore, duke aplikuar forma të reja në mirëmbajtjen e rrugëve, edhe konçesionin kam parasysh këtu, duke vënë në efiçensë prioritare rrugët që lidhen me zonat turistike të vendit dhe ato kufitare. Mbështetja buxhetore sa i përket këtyre objektivave tona do të bëhet përmes planit tonë të investimeve që arrin rreth 21.8 miliardë Lekë. Ne kemi konsideruar si të rëndësishme disa nga akset kryesore, si aksin Milot-Lezhë, Rrugën e Kombit, aksin Plepa-Rrogozhinë, akset turisiktike të bregut të Jonit, aksin e liqenit të Pogradecit , rrugët turisitike të Alpeve, unazën e re të Tiranës, rrugën Lushnje-Berat, Buzuq-Corovode dhe të tjera”, tha Haxhinasto në fjalën e tij.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *