Policia vendore mori nën akuzë 4 persona të dyshuar për akuza të ndryshme. Seit Beqiri, 54 vjeç, banues në fshatin Imësht të Lushnjës u arrestua pasi OSHEE i kapi një lidhje të paligjshme të energjisë elektrike. Kurse B. D., 33 vjeç, banues në lagjen “20 Tetori”, akuzohet se dhunon sistematikisht babanë 55-vjeçar dhe B. L., 22 vjeç, banues po në Lushnjë, u procedua sepse në Kamenicë ka plagosur me sende të forta A. G., 47 vjeç, pas një sherri. Ndërsa nisën hetimet për zbulimin e autorëve të vjedhjes së një kamionçine “Benz” në fshatin Bubullimë.
