Skema e re e pensioneve, financimi nga buxheti më 2015

redaktor

Skema e re e pensioneve do të përballohet nga buxheti i shtetit. Për vitin që vjen shpenzimet gjithsej për financimin e skemës së pensioneve do të jenë 100, 3 miliardë lekë, nga të cilat prej kontributeve pritet të sigurohen 58, 2 miliardë lekë dhe prej transferimeve buxhetore 42, 1 miliardë lekë. Skema e sigurimit suplementar rezulton me një deficit të lartë. Nga 5 miliardë lekë që duhen për të përballuar me pensione këtë kategori, 770 milionë lekë sigurohen nga kontributet, ndërsa pjesa tjetër prej 4, 9 miliardë lekë do të sigurohet nga buxheti i shtetit. Niveli total i shpenzimeve për skemën e Sigurimeve Shoqërore për vitin 2015, parashikohet në masën 106 miliardë lekë ose 7.1% e PBB, me një rritje në masën 5.2 miliardë lekë krahasuar me buxhetin fillestar 2014. Për politikën e rritjes së pensioneve është parashikuar një fond prej 1.2 miliardë lekë që mbulon rritjen e parashikuar të të gjitha pensioneve, në përputhje me reformën e re të këtij sektori, e cila starton zbatimin e saj në 1 janar 2015. Për vitin 2015, teprica ndërmjet të ardhurave dhe shpenzimeve, sipas degëve të sigurimit shoqëror dhe programeve të tjera të veçanta e suplementare, të përdoret për mbulimin e deficitit të degës së pensioneve. Skema e re e pensioneve që pritet të aplikohet në janar 2015 pritet të ulë deficitin, për shkak se do të zbatohet parimi kontributiv, çka do të thotë se pensioni do të merret për aq sa paguan. Ndërsa masa e dytë me reformën e re të pensioneve është vendosja e një baze të ndershme të rritjes së pensioneve.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *