Të paktën katër izraelitë janë vrarë dhe tetë të tjerë janë plagosur, pasi dy burra të armatosur pistoletë, thika dhe sëpata sulmuan një sinagogë në Jeruzalemin Perëndimor, bëri të ditur policia izraelite.
Dy burrat palestinezë që shkaktuan ngjarjen e rëndë, të cilët ishin nga Jeruzalemin Lindor u qëlluan për vdekje nga policia.
Kohët e fundit ka pasur disa sulme me pasojë vdekjen dhe përleshje në Jeruzalem duek shtuar tensionet dhe ngjarjet e trazuara, ndërsa kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka premtuar se do të përgjigjet “me një dorë të hekurt” ndaj sulmit më të rëndë të ndodhur në Jeruzalem këto gjashtë vite.
Dy palestinezët sulmuan një sinagogë në Jeruzalem, duke qëlluar me sendet e forta njerëzit që ndodheshin brenda, ku si pasojë 8 besimtarë u plagosën dhe katër mbetën të vdekur.
Dy personat që kryen sulmin mendohet se ishin kushërinj të moshave 22 dhe 27 vjeç, të dy nga Jeruzalemi Lindor.
Ata janë identifikuar nga mediat lokale si Uday dhe Rassan Ebu Jamal.
Ndërsa lideri i Hamasit Mushir al-Masri e qujati masakrën brenda sinagogës si një “akt heroik”.














Shpesh ne faqen tuaj duke e pare se eshte teper serioze dhe perpiqet te flasi nje Shqipe te paster , rekumandojme dhe femijet tane ( minoren ) ketu ne emigrim qe ta lexojne kure kan pak kohe te lire ! Sonte me keto pamje kaq c’njerezore qe besoje se duhet te ndalohen rreptesishte te shfaqen pa e paralajmeruar shikuesin se pamjet e me poshteme jane te ashpra dhe teper c’njerezore …! Pak me te kujdeshem !
O te cmendure te Hamasit,po tani cfaje kane grate pleqte dhe femijet palestinez se beni sulme kamikaze?…se hakmarrja izraelite me te drejte do te jete e shpejte dhe e temerrshme…pty pisa qe nuk ju vjen keq ne radhe te pare per njerzit tuaj,hidhni nga nje bombe e pastaj fshiheni si minjte e pucetave dhe e paguajn te pambrojturit!
MASAKER E SHEMTUAR, VIJIM I SPIRALES SE DHUNES SE FILLUAR NGA IZRAELI ME VRASJEN E 2,000 CIVILEVE PALESTINEZE ME HERET KETE VIT.