Itali – Shqipëri, luhet sot përballja e parë në histori mes dy kombëtareve

redaktor

Përfaqësuesja shqiptare do të rikthehet sonte në mbrëmje në fushën e lojës ku përballë do të ketë as më shumë as më pak por Italinë. Një takim historik pasi është hera e parë që këto dy përfaqësuese luajnë kundër njëra –tjetrës.

Kombëtarja jonë vjen në stadiumin ‘Luigi Ferraris’ të Xhenovas pas një paraqitjeje mjaft të mirë ndaj Francës.

Tekniku De Biasi është plotësisht i vendosur të mos kryejë më eksperimente. Ndaj Italisë ai do të aplikojë skemën e konfirmuar taktike 4-5-1.

Përsa i përket lojtarëve me shumë gjasa do të jenë të njëjtët që barazuan ndaj francezëve, megjithëse ka dyshime në repartin e avancuar në do të jetë Cikalleshi apo Balaj. I favorizuar është sulmuesi kavajas.

Në krahun e djathtë të mesfushës do të vendoset sërish Lila, por nuk është plotësisht e përjashtuar mundësia që Roshi të aktivizohet në atë pozicion.

Me shumë mundësi Shqipëria do të zbresë në fushë me:

Në portë Berisha, mbrojtja do të jetë e formuar nga Agolli, Mavraj, Cana, Hysaj, në mesin e fushës do të rreshtohen Lenjani, Memushaj, Kukeli, Abrashi dhe Lila, i vetëm në sulm do të luaj Sokol Cikalleshi.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *