Historia e një nëne labe gjatë luftës

redaktor

Letër e nënshkruar

Margarita Aljosha

 

Në 70-Vjetorin e Çlirimit, një ndër shembujt është edhe ai i djalit të Tepelenës, Elmaz Teme Bilbili, ose siç shumë e identifikojnë si “Heroi i Qafës së Gjarprit”. Dimri i 1943-1944 ishte i ashpër, Gryka e Mesaplikut ishte ndezur tym e flakë.

Në këto luftime u vranë dy partizanë nga Tepelena, Barjam Selfo nga Dukaj dhe Rasho Hasani nga Dhëmblani. Kompania e tretë e batalionit të parë të Brigadës së V-të Sulmuese çliroi fshatrat Bashaj, Matogjin e Ramicë. Në këto luftime u plagos Elmaz Teme Bilbili nga Tepelena. “Shokët më morën dhe më çuan në fshatin Vernik”, – tregonte Elmazi. Natën vonë trokitën në derën e parë në hyrje të fshatit. Nga brenda derës u dëgjua një zë gruaje e cila pyeste se kush po trokiste në portë. Ata u përgjigjën se ishin partizanë. Para derës që u hap doli një grua, e cila e përshkruar nga Elmazi ishte shtatëlartë, e veshur e gjitha me të zeza dhe në dorë mbante një pishë të ndezur dhe një sëpatë.

Pasi u futën brenda “Nënë Mamudeja”, siç i thoshte Elmazi, ndezi zjarrin dhe e rregulloi të plagosurin në njërën qoshe të vatrës. I hoqi rrobat e lagura e të gjakosura, i pastroi plagën me raki e mjete të tjera. Elmazi ndenji dhjetë ditë në atë shtëpi dhe nënë Mamudeja i shërbeu si një nënë e vërtetë. Në shërim e përcolli deri jashtë fshatit Vernik, duke i dhënë me vete pak bukë e grurë dhe dy kokrra vezë. Ai pas çlirimit e takoi atë grua fisnike.

Përshëndetje nga Margarita Aljosha Bilbili (mbesa e Elmazit), studente e Fakultetit te Histori-Filologjisë, Tiranë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *