Sulmohet djali i prokurorit në Vlorë, i grabitet makina

Bledar Lumani

Një person i maskuar ka grabitur makinën e prokurorit të Vlorës, Dorian Tafili.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, rreth orës 23:00.

Makina i është vjedhur djalit të prokurorit, i cili ka qenë duke e parkuar atë.

Mësohet se një personi i maskuar i ka drejtuar pistoletën atij dhe nën kundërshtimet për ti dorëzuar makinën tip “Mercedes” me targa AA 725 HD, dhe duke qenë se djali I prokurorit e ka kundërshtuar, ai e ka qëlluar atë me tytën e pistoletës.

Pavarësisht se policia ka ngritur postoblloqe të shumta, për momentin nuk ka asnjë gjurmë nga grabitësi.

Dy vjet më parë, automjetit të prokurorit Dorian Tafili iu vu një sasi eksplozivi në lagjen “Pavarësia” në Vlorë.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *