Panariti: Rriten eksportet e frutave e perimeve të freskëta

redaktor

Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, Edmond Panariti ka marrë pjesë në takimin e organizuar nga Ministria e Bujqësisë dhe Dhoma Britanike e Tregtisë me temë “Fuqizimi i fermave familjare”.

“Këtë vit ne kemi parë një rritje të eksporteve bujqësore dhe më lejoni të ndaj me ju, disa të dhëna që i përkasin 9 mujorit, ne kemi vënë re një rritje të eksportit të perimeve të frutave të freskëta, një rritje rreth 14 % më shumë se një vit më parë , por jo vetëm kaq, por edhe Agro-industria , apo agro-përpunimi ka prodhuar 5% më shumë se një vit më parë dhe po të kemi parasysh se ky vit ka qenë një vit i vështirë financiar, natyrisht këto shenja për sektorin e bujqësisë janë inkurajuese”, tha Panariti.

Si shtoi se “synojmë që në politikat e ardhshme të mbështetjes të bujqësisë të jemi më të fokusuar, më pragmatistë.

Harta e organizimit të produkteve do të na japë neve një pasqyrë të qartë, se ku janë këto përparësi sipas rajoneve, kush janë ato kultura të cilat janë prioritare dhe që duhen mbështetur , kush janë ato kultura që janë konkurruese që arrijnë në treg, që përkthehen në vlerë të shtuar , që shkojnë për eksport, sepse janë pikërisht këto kultura që nxisin bujqësinë dhe zhvillojnë prodhimin dhe zhvillojnë edhe ekonominë”.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *