Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës përfundimisht ka vendosur që mos të vazhdojë bashkëpunimin me partinë e Isa Mustafës, Lidhjen Demokratike të Kosovës.
Partia e Ramush Haradinajt është shprehur e hapur për koalicion ndaj Partisë Demokratike të Kosovës.
Zëdhënësi i AAK-së, Ernest Luma në një prononcim për “Zërin” ka deklaruar se partia e tij është ndier e tradhtuar nga LDK-ja.
“Ju e dini që Kosova, proceset në të cilat jemi dhe të cilat na presim, dhe situate që po kalojnë kërkojnë në radhë të parë formim shumë të shpejt të institucioneve.
Duke mos humbur kohë dhe duke mos ndërtuar bashkëpunime mbi parimet të pasigurta dhe të hamendura, sikurse është dëshmuar me Lidhjen Demokratike të Kosovës.
Pra, nuk e përjashtojmë asnjë variant.
I vetmi variant i përjashtuar është bashkëpunimi më tutje me LDK-në pas joseriozitetit që e dëshmoi ditëve të fundit”, ka thënë Luma për “Zërin”.
Shkak i ndarjes së LDK-së dhe AAK-së është bërë përplasja për kryeministrin, duke qenë se Ramush Haradinaj nuk hiqte dorë nga ideja se kryeministri i ardhshëm duhej të ishte ai, edhe pse LDK ishte partia më e madhe opozitare./b.l

kjo eshte tipike. biles shume e zgjaten. pertej llafeve te bukura, doli qe i kishin bere hesapet pa hanxhine, dhe Hashimi u doli kocke me e forte nga sa e kishin parashikuar. e tani i erdhi radha planit B. AAK mendoi te kaloje ne anen e Thacit, sa pa e bere e para LDK, e keshtu mendon qe do dali me e fituar.
alamet klase politike, tipike per nje popull qe ka mbetur mbrapa si populli shqiptar
Thaci beri luften,Thaci ka shumicen e votave popullore,Thacit i takon pushteti.
Thaci se di se cfare eshte lufta se rrinte vetem ne tropoje dhe u ruante nga sala se e arrestonte per llogari te interpolit serb
Ke kene roja i tij.A i mmerje leje kur te kapte barku.Shko ruaj dhite atje ne mal.o miri keqi.
Shume e zgjaten zallamahine qe kane krijuar .Nje gje dua te them se e quaj pa vend pretendimin e Haradinajt per kryeminister.E para eshte se AAK ka marre vetem 10.0% te votave dhe e dyta eshte se Haradinaj mund te respektohet si luftetar dhe bile te nderohet , po persa i perket te behet kryeminister , nuk ka ka staturen e duhur.Mua me duket si nje nga ata “HAJDE DRU ME PRE”
ooo i ka kapluar panika prej zgjedhjeve te reja se e dine shume mire se as pragun zgjedhor s do ta kalojne nisma e aak ja jo se jo por edhe vv e ldk do ta kene numrin e deputetve barazi me ashkalit dhe turqit hhhhaaaa kete te gjithe e kuptuam dhe cdo dite qe ata thone dicka na tregojne haptas se cfare frike kane prej zgjedhjeve se do ta kene veshtire te genjejne popullinse askush me sju beson
ky far legenit ka tradhtu ZOTIN, jo ma bllokun hahahaahah pleher
Po ku do shkoje ajo deputetja e LDK-se, nje fare bullafiqe qe jepte deklarata te forta per mosbashkepunim me PDK-ne ….