Mbretëresha e bukurisë e Hondurasit, Maria Jose Alvarado, 19 vjeçe është gjetur vdekur së bashku me motrën e saj, Sofia Trinidad 23 vjeçe.
Dy vajzat kishin humbur prej 13 nëntor pasi ishin larguar nga një festë në Santa Barbara të hipura në një makinë pa targa.
Alvarado do të konkuronte në konkursin e Miss Botës që do të zhvillohej në Londër.
Katër persona mes tyre dhe i dashuri i bukuroshes 19 vjeçare është marrë në pyetje në lidhje me zhdukjen.
Trupat e dy vajzave u gjetën në fshatin Cablotales pranë lumit Aguagua bënë të ditur zyrtarisht policia vendase.
“Ne jemi 100 të sigurtë se janë ato”. Një person është ndaluar si dhe janë sekuestruar disa armë si dhe një makinë.
Një dëshmitar i mbrojtur duket se kishte dhënë informacione të vlefshme për gjetjen e trupave të dy viktimave.
Sipas një raporti të OKB-së, Hondurasi ka përqindjen më të lartë të vrasjeve në botë.
