Partia Socialiste në një deklarate të lëshuar përmes deputetes së majtë, Blerina Gjylameti ka akuzuar Bashkinë për përmbytjet në Tiranë. Partia Socialiste akuzoi Kryetarin Basha se nuk po merret me qytetin,por ka ikur në Bruksel të merret me problemt e Shqupit.
“Nuk e dimë se ku është Kryetari i Bashkisë së Tiranës. Dimë vetëm që mbrëmë Tirana u përmbyt, si asnjëherë më parë. Por Kryetari i Bashkisë mungonte. Bashkia mungonte. U mjaftuan me një deklarate ku kërkonin ndihmën e qeverisë dhe thonin se po monitoronin situatën. A thua se nuk e shikonte i madh e i vogël se çfarë përmasash kish marrë përmbytja.
Sot Kryetari i Bashkisë u shfaq në Durrës, por në Bashki thonë se ai është në Bruksel duke u marrë me protestat e SHQUP-it.
Pak rendësi ka nëse Basha është në Bruksel duke u marrë me SHQUP-in, e ndoshta xhirimet e Durrësit të shpërndara me kaseta janë të disa ditëve më parë.
E rëndësishme është që qytetarët e Tiranës prej më shumë se një viti nuk kanë më Kryetar. E tashmë ish Kryetari i Bashkisë as nuk bën sikur është në krye të detyrës. Thjesht e ka braktisur detyrën dhe kjo i duket normale.
Protestat le ti bëjë. Milionat për spote që tentojnë të mbledhin njerëz në protestë a thua se i fton për koncert, le t’i harxhojë, por të paktën të kthejë kokën e të shohë se ç’bëhet me Tiranën. Që mbrëmë u përmbyt e sot u zgjua me ujin deri në gju“, – thuhet ne deklaraten e Partise Socialiste.

A di gje kjo femra se ku livadhis tarapi i PS-se?