Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpall fituese kompaninë spanjolle “INDRA”, e cila do të realizojë numërimin e votave në qarkun e Fierit. “INDRA” do të realizojë numërimin elektronik të votave, një shërbim për të cilin ka ofruar shifrën 1 548 475 euro pa TVSH. Vlera e blerjes së pajisjeve të nevojshme për numërimin elektronik të votave është rreth 2.5 milionë euro pa TVSH. Në këto kushte Komisioni i Vlerësimit të Ofertave vendosi që kjo kompani të ofrojë vetëm shërbimin për realizimin e Sistemit Elektronik të Numërimit të Votave në qarkun e Fierit kundrejt vlerës 1 381 075 euro pa TVSH, thuhet në deklaratën e KQZ-së.
Tashmë pritet që Komisioni i Vlerësimit të Ofertave të procedojë me lidhjen e kontratës me “INDRA-n” sipas kushteve të negocimit.
