Otello, Arapi i Vlorës” i politikanit-shkrimtar Ben Blushi u vlerësua me çmimin e Bashkimit Europian për letërsinë (5 mijë euro), dorëzuar nga komisioneri hungarez Tibor Navracsics gjatë një ceremonie të posaçme në Bruksel për 13 fituesit e përzgjedhur.
“Kur vjen në Bruksel si politikan, del gjithmonë për lajme të këqija dhe e nënçmon veten, ndërsa kur vjen si shkrimtar, del për lajme të mira, si ky çmim”, tha Blushi pas marrjes së çmimit.
Shqipëria përfshihet për herë të parë në këtë garë të nisur në vitin 2009 nga KE-ja për 37 vendet pjesëmarrëse të programit “Europa Krijuese”, në një kohë kur Unioni po reformon sistemin fiskal në fushën e kulturës dhe debaton ndryshimet për të drejtën e autorit, që vendet kandidate si Shqipëria nevojitet t’i respektojnë.
Fituesit 2014
Ben Blushi Shqipëri
Milen Ruskov Bullgari
Jan Nìmec Republika Çeke
Makis Tsitas Greqi
Oddný Eir Islandë
Janis Jonevs Letoni
Armin Öhri, Lihtenshtejn
Pierre J. Mejlak Maltë
Ognjen Spahiæ Mali i Zi
Marente de Moor Holandë
Uglješa Šajtinac Serbi
Birgül Oðuz Turqi
Evie Wyld Mbretëria e Bashkuar

BENI ESHT LANGARAQ KUR VODHI FULLHANI SE SHQEPI GOJEN PER EDIN BEN SI QEN.