KESH: Janë rritur prurjet në hidrocentrale

Dita

Reshjet e shiut kanë përmirësuar situatën hidrike në hidrocentralet e vendit. Niveli në liqenin e Komanit është më pak se një metër poshtë kufirit maksimal të lejuar.

Niveli i prurjeve dytësore në këtë liqen arrin në 221 metër kub ujë në sekondë, ndërsa lartësia e ujit në liqen arrin në 174.1 metër, ndërsa niveli maksimal është 175 metra.

Niveli në liqenin e Fierzës arrin në 283.3 metra, ndërsa prurjet në 196 metër kub ujë në sekondë. Niveli në liqenin e Vaut të Dejës, derdhjet e të cilit janë edhe më kritiket përsa i përket krijimit të situatave emergjente në zonën e NënShkodrës, arrin në 74.3 metra, ndërsa kufiri maksimal është 76 metra. Prurjet dytësore në këtë hidrocentral paraqiten gjithashtu në vlera të larta, rreth 276 metër kub ujë në sekondë.

Share This Article
4 Comments
  • Ky avaz ka 35 vjet me rezervuaret e hidrocentraleve.Keq kur eshte thatesire,keq kur bie shi.U be cfare iuji i dhe gomarit! Eshte nje malok,qe ka nje fidanishte poshte diges se Vaut te Dejes,qe u therret punonjesve te hidrocentralit,te hapin portat,qe te permbytet fusha e Shkodres,sepse Shteti per kompensim permbytje ja blen fidanet me cmim te shtrenjte.Dac te permbytet dac te thahet,s`dua t`ja di fare.

    • Shiu bie dhe çmimi i energjisë ngjitu ??? Pse nuk ndodh asnjëherë e kundërta,- té bierë çmimi dhe të “ngjitet” shiu ? Ha ha ha,- fenomeni i parë do t’ju ndodhë shqiptarëve sa herë që ata do të vazhdojnë të duartrokasin të gëzuar për cdo qeveri qé ja u ka lëruar!? Tung!

  • treporti: Se keke nje zog gomori po dihet.Pre tregon racizem prej idioti.Pse u thua njerzve malok e ku posht diges qe jane fushat nga ma te medhat ne vend.Mos u bene racist,vetem nese[maloket] ta kan bere me borc ateher te falet vetem per nje person e jo per te gjithe.

  • P. Z. Ke bere nje koment brilant qe mire eshte ta lexojne se pari ato kriminele qe duan te rrisin cmimin e energjise elektrike, kushdo qofshin. Se dyti pastaj ta lexoje kush ngazellehet nga kjo rritje cmimi thjesht per militantizem idiot. Ju pergezoj per sarkazmen e hidhur por sheruese qe perdorni ne kete koment!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *