Kujtohet edhe Nishani për zonat e përmbytura

Dita

Kur kanë kaluar 24 orë nga situata e vështirë e krijuar nga reshjet e shumta të shiut, ka reaguar edhe Presidenti Bujar Nishani.

“Nisur nga situata e vështirë dhe përmbytjet e shkaktuara në Qarkun e Lezhës, Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bujar Nishani dërgoi sot në këto zona një ekip të Kabinetit të tij të përbërë nga Këshilltari për Sigurinë Kombëtare, Gjergj Lezhja, Këshilltari për Mbrojtjen, Gjeneral Brigade Piro Ahmetaj dhe Këshilltari për Çështjet e Pushtetit Lokal, Ylli Asllani. Ekipi i dërguar nga Presidenti Nishani u takua me Prefektin e Qarkut të Lezhës si dhe kryetarë të komunave të zonave të përmbytura. Presidenti i Republikës po ndjek me vëmendje të veçantë situatën e krijuar dhe masat e marra për tejkalimin e saj duke kërkuar angazhimin maksimal për sigurinë e jetës së banorëve si prioriteti më kryesor”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *