Dërguar me sms
në numrin e redaksisë
Gjithmonë i drejtohem me mesazhe miqve të “Ditës” me kënaqësi. Sot po i drejtohem redaktorëve të gazetës me një ndjenjë mërzie dhe kritike. Faqja nr.5 (e djeshme) të sjell një neveri dhe krupë nga shkrimi “Fullani në panairin e librit…” dhe fotoja shoqëruese e Erikut, Ardianit dhe Blendit (gjynah që s’është me ngjyra). Nuk e kuptoj ç’është sot për publikun Eriku i bëshëm e i qeshur në krah të të atit, Ardian Fullanit. Kujt i intereson se si e kalojnë kohën e lirë këta personazhe pa asnjë vlerë pozitive shoqërore, morale, humane etj.? Po informacioni për blerjen nga të sipërpërmendurit të “kryeveprës” së Blendi Fevziut për Ahmet Zogun? Tre personazhe dhe një foto për faqen e parë të gazetës “RD” ose “55”! Me respekt, Th.N.
