Policia: Dr. Flori vdiq nga një mbidozë droge

Bledar Lumani

Policia e Tiranës ka konfirmuar se Dr. Flori vdiq nga një mbidozë droge.

Me anë të një komunikate të lëshuar një ditë më parë, policia konfirmon atë që ishte thënë paraprakisht nga ana e mjekëve.

Më datë 17 nëntor 2014, rreth orës 11:00, në Morgun e Tiranës është dërguar i vdekur shtetasi F. K., 35 vjeç, banues në Tiranë.

Nga veprimet e kryera rezulton se shkaku i vdekjes është përdorimi gjatë natës e një mbidoze lënde narkotike.

Materialet i kaluan prokurorisë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Policia e Tiranës ndërkohë bën me dije se ka nisur procedim penal në gjendje të lirë edhe në ngarkim të një infermieri të Urgjencës së Tiranës, i cili akuzohet se nuk ka marrë masa për dërgimin e ambulancës bashkë me ekipin mjekësor për t’i dhënë ndihmë Doktor Florit.

Sipas policisë, dyshohet se mosdhënia e ndihmës në kohën e duhur mund të ketë ndihmuar në vdekjen e tij.

Share This Article
4 Comments
  • Dr florin, iku nga mos dhenja e ndihmes se shpejte nga familjaret ( gruaja dhe vellai) dhe shoket ( pastori dhe shoket e tij) qe jane njoftuar qe nga ora 6 qe ka qene semure nuk kane derguar ne spital se e merrte vesh medja se flori eshte droguar.
    Pastori tha nuk e ngrinim dote se kishte peshe te rende, pese veta aty ta kishin marre zvarre neper shkalle dhe ta dergoni ne spital dhe jo ta linin te vdiste me shprese se po vjen abulanca . Tani justifikohen qe nuk erdhi sherbimi ( nuk vleresoj sherbimin se ka edhe ai gabimet e veta ) po kjo nuk e justifikon gabimin e tyre qe e lane per te vdekur dhe nuk ja dhene ndihmen e shpejte nga ana e tyre.

  • shtama,ruhet pa u thyer i temi ne nga jugu dhe dr. flori me sa lexoj ne komente paska nderruar jete na pa kujdesiae familjes dhe te shokeve te tija, tani nuk vlene as gje ai me kenet e tija do te kujtohet nga te gjithe.

  • po pse i rendoni familjaret pse era e par eshte per ambulacat po keta i vdesin ne spital po su dhan lek ejo me te te vi ndima e shpejt po ti po ti dada mos punon ne ambulac

  • Nuk erdhi ambulanca!!!!!!E para qe i vete nder mend nje hallexhiu eshte nje makine,qe do ta dergoje ne spital.Pastor,mos u bej si Sali Berisha!Ambulancat kane kusure;Spitalet kane kusure,por ne kete rast kopilin e keni midis jush!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *