Dule: Për një grusht votash, po prishen marrëdhëniet me Greqinë

redaktor

Nga qyteti verilindor i Korçës kreu i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut Vangjel Dule ka akuzuar aktorë të politikës shqiptare se në funksion të përfitimit të një grushti votash, po minojnë dhe prishin marrëdhëniet me Greqinë fqinje. Nga ana tjetër Dule ka theksuar partia e tij është për një Shqipëri Europiane. Deklaratat Dule i bëri gjatë festimit të 22-vjetorit të themelimit të organizatës Omonia në Korçë. Vetë kreu i Omonia-s, Ligoraq Karamelo ka ngritur shqetësimin se fryma nacionaliste po godet identitetin e minoritetit grek, duke sjellë këtu në vëmendje edhe rezultatet e censusit mbi identitetin fetar dhe etnik.

Share This Article
3 Comments
  • PO PSE O TE URUAR JENI KAQE GOJE NDYRE?FQINJI NUK SHAHET POR I KULTURUARI DIN TE KOMUNIKOJE ME ATE EDHE KUR KOMSHIU SILLET KEQ.MOS HARONI SE ME PERMBYSJEN E DIKTATURES KOMSHIU GREK DHE AI ITALAN HAPEN DYERT PEDR NE TE VUAJTURIT.MIJRA SHQIPTAR E KANE GJETUR VETEN E TYRE MES POPULLIT GREK.Kosta Papas NUK PERFAQESON POPULLIN GREK DHE SKISHTE PSE ARTUR zHEI te na e sillte ne ekranin televiziv per te vjelle vrer ndaj shqiptareve POR TE SILLTE PERSONALITEDTE QE SHPREHEN PER MIQESINE MIDIS POPUJVE TANE DHE KETA NUK JANE PAK.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *