Pas një qëndrimi të gjatë në vendin donë duke shërbyer si Ambasador, Aleksandër Arvizu duket se do të gjejë kohën që të mësojë edhe çiftelinë.
Ai ka qenë sot në Pukë ku ka përkujtuar 70-vjetorin e çlirimit të qytetit, ku në festimet e zhvilluara morën pjesë deputeti i Qarkut, Mark Frroku, kryetari i Bashkisë, Beqir Arifi, drejtues të institucioneve vendore, veteranë, intelektualë dhe qytetarë, por surpriza e veçantë ka qenë prania e ambasadorit amerikan Aleksandër Arvizu i cili një ditë më parë kritikoi fotot e Enverit dhe përshëndetjet me grushtin lart.
Në Pukë, ambasadori Arvizu ka marrë dhuratë edhe një çifteli nga deputeti i zonës.
