Mobilizimi i hakerëve rusë

Dita

BBC bën të ditur se  një faqe ruse interneti publikon në kohë reale pamje që mbërrijnë nga kamera webi dhe telekamera me qark të mbyllur në të gjithë botën, duke mundësuar kështu përgjimin e atyre që ndodhin në shtëpitë e qytetarëve dhe në një seri vendesh publike.

Christopher Graham, shef i organizmit britanik për mbrojtjen e të dhënave i ka bërë apel qeverisë së Moskës që të mbyllë faqen e internetit, ndërkohë që ka kërkuar bashkëpunimin e Shteteve të Bashkuara.

Mes pamjeve që transmetohen në rrugë “streaming” nga faqja ruse janë për shembull edhe ato që vijnë nga kamera webi që përdoren për të kontrolluar foshnjat në dhomën e tyre apo nga zyra e palestra të Mbretërisë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *