Berisha përpiqet të justifikojë mungesën te ceremonia e Olldashit

Dita

Me të dalë lajmi se  Berisha dhe Basha mungojnë në ceremoninë përkujtimore të Sokol Olldashit, ish-kryeministri është përpjekur që ta mbulojë atë duke postuar menjëherë foto nga takimi që ka bërë sot në Bukuresht.

Ndonëse takimi është zhvilluar sot paradite, fotot dhe detaje nga fjala e tij, Berisha i ka hedhur vetëm pasdite, në një kohë që po zhvillohet ceremonia përkujtimore në nder të Olldashit.

“Sot mora pjesë në ditën e parë të punimeve të Konferencës Ndërkombëtare “25 vjet nga rënia e diktaturave komuniste në Europën Lindore: Vështrim pas, Vështrim përpara”, kushtuar 25 vjetorit të rënies së Murit të Berlinit, që po zhvillon punimet në Bukuresht, e thirrur nga fondacioni rumun për demokracinë i kryesuar nga ish-Presidenti i Rumanisë Emil Constatinescu dhe senati rumun”, shkruan Berisha

Berisha dhe Basha kanë pasur marrëdhënie të tensionuara me të ndjerin Olldashi, veçanërisht pas garës brenda PD-së.

berisgha ne bukuresh

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *