Dërguar me sms
në numrin e redaksisë
Në 22 nëndor
kur të gjithë janë në festë
PD-ja do djegë jorganin
se në të ka parë një plesht
Këtë radhë do eci mbarë
se do vijnë mijra vetë
Dhe udhëheqin dy kusarë
Luli e Berisha vetë
Duhet të dal gjithë mileti
të shohë sa hajdutë vijnë
vjedhës dritash, shkelës ligjesh
që rrënuan Shqipërinë
Foli krimineli plak
se protestat duhen bërë
Njeriu që s’ngopet me gjak
për fronin i vret të tërë
Ne presim festën e madhe
ditën e kuqe të liris’
zagaret të lehin bashkë
me Lulashin e bashkisë
Gëzoni këto ditë nëntori
që shkëlqejnë si meteor
Kapo Labi nga Tërbaçi
Ju uron 70 vjetor
