Dërguar me email
në adresën e redaksisë
Sesi më ngjan me Gjinon ky Basha. Vini re, sa herë që ka bere thirrje për protesta, dy tre ditë më parë gjithnjë thotë “Protesta historike”, etj, dhe gjysëm ore pas ndonje mitingu as nuk i bie në mend njeriu se çfar u bë. Pse nuk flet një fjale per ato ndertime qe jane bërë pa leje? Pse nuk thua një fjalë për tërë ato gjasme universitete kioska që i ngritet per te rjepur te rinjte e për t’i lënë analfabetë? Pse nuk flet për 150 milionë euro energji te vjedhur? Pse nuk flet per tërë ato krime që janë bërë për 8 vitet e fundit? Dil në miting se nuk te ndalon kush, por ata qe i kane 2 parë mend e shohin se ti mor djalë, nuk ke sy për Qabe.
