Vendosja e një semafori pranë shkollës “Harry Fulz” ka shkaktuar sërish përplasje mes policisë dhe Bashkisë së Tiranës.
Përplasja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme.
Punonjës të Bashkisë kanë vendosur të rifillojnë punimet, por ata janë ndaluar nga ana e policisë.
Sipas kësaj të fundit, ata kanë qenë duke bërë punime pa marrë leje.
Bashkia ndërkohë thotë se Gjykata Administrative ka marrë vendim që këto punime të kryhen.
Ky semafor ka shkaktuar edhe tre muaj më parë mes policisë dhe Bashkisë, ndërkohë që ai nuk është shumë i nevojshëm në atë zonë, duke qenë se pak metra më tutje ndodhet një tjetër semafor.
