Jolie: S’jam ndjerë mirë si aktore

Bledar Lumani

Ajo është një ndër aktoret më të famshme në botë.

E megjithatë, Angelina Jolie thotë se nuk është ndjerë asnjëherë mirë me këtë profesion.

“Asnjëherë nuk jam ndier mirë si aktore. Asnjëherë nuk kam dashur të jem para kamerave”, ka deklaruar ajo për DuJour.

Deklarata e 39-vjeçares shton edhe më shumë aludimet se ajo nuk do të aktrojë më.

Kjo, duke qenë se Jolie tashmë i ka hyrë rrugës së regjizurës dhe duket se po e shijon këtë gjë.

Share This Article
1 Comment
  • Mendoj se aktrimi eshte dicka e bukur dhe gjithashtu dua te shtoj se ne te ardhmen time te afert edhe une dua te behem nje nder aktoret me te famshme te botes si ajo…………………….

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *