Ministria e Mbrojtjes ka hapur procedurat për rekrutimin e ushtarëve aktivë për forcat tokësore si dhe për forcat detare. Kandidatët për t’u rekrutuar duhet që të mos jenë dënuar nga gjykata për vepra penale, të mos jetë në ndjekje penale. të mos ketë humbur të drejtën e ushtrimit të profesionit ose veprimtarisë në administratën publike me vendim gjykate.
Mosha minimale e rekrutimit është 18 vjeç dhe maksimalja jo më shumë se 27 vjeç. Përjashtim bëjnë vetëm shtetasit që do të titullohen ushtar/detar aktiv, të cilët do të jenë personel mjekësor i FA dhe në momentin e titullimit nuk duhet të kenë mbushur moshën 32 vjeç; të ketë kryer arsimin parauniversitar ose të lartë brenda ose jashtë vendit. Duke filluar nga viti 2015, të kenë gjatësinë trupore mbi 170 cm për meshkujt dhe mbi 165 cm për femra. Kandidatët për ushtar aktiv, të planifikuar për kompletimin e Policisë Ushtarake, duhet të kenë gjatësinë trupore mbi 170 cm për meshkuj dhe femrat.
Dokumentet
Kandidatët për ushtarë aktive duhet të paraqesin në Qendrën e Personel Rekrutimit, kërkesë më shkrim në të cilën parashtrohet identiteti i aplikantit, statusi familjar(martuar, beqar), arsyet për të cilat dëshiron të bëhet ushtar/detar aktiv, njësia apo reparti dhe specialiteti në të cilën do të dëshironte për të shërbyer. Aftësitë, përvoja në punë, prirjet e tij në fusha të caktuara, sipas modelit bashkëlidhur këtij udhëzimi (formulari i aplikimit), fotokopje të diplomës së arsimit parauniversitar ose të arsimit të lartë të noterizuar dhe të vërtetuar nga drejtoria Arsimore Rajonale/Rrethit, diplomë, dëshmi, certifikatë për aftësi profesionale (nëse ka), të noterizuar ;dëshmi penaliteti; vërtetim nga prokuroria; vërtetim nga gjykata si dhe fletë të ekzaminimit mjekësor nga Spitali Ushtarak i Forcave të Armatosura në Komandën Mbështetëse.

Po mereni me problematikat anësore kur F A kanë me dhjetra probleme të tjera që nuk presin? Për një anije që kini shpallni “shtetërisht” kriteret e rekrutimit të marinarëve!? Shpallni më mirë kriteret e rekrutimit të ushtarëve aktivë për “pastrimin e plazheve e të plehrave”? Si nuk dëgjuam një gjë serioze e potenciale fjala vjen për ligjet e dhunuara të interesit të mijra ushtarakëve, për rritjen e potencialit ushtarak të F A, për stërvitjen e tyre intensive dhe aftësimin për çdo lloj luftimi e mbijetesë, për aftësimin e Mimit në qitjet e tipit kaubojs etj.etj ???? Ritmet e rilindjes dhe të fuqizimit të F A janë të ulta dhe nuk iu përgjigjen intensitetit të fqinjëve!? Përfshi dhe ato të fqinjëve “minishtete” Pse?