Një 27 vjeçar është plagosur me armë zjarri ditën e sotme në Pllane të Lezhës.
Burime nga policia bëjnë të ditur se ngjarja ndodhi rreth orës 15:00, kur Bledian Alia është plagosur me armë zjarri, ndërsa edhe nuk dihen shkaqet.
I riu është dërguar me urgjencë në spitalin e Lezhës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa policia po vijon kërkimet për kapjen e autorëve.
