Bill Cosby, nën akuzë nga 8 gra. Koha që “babai i Amerikës” të përgjigjet

redaktor

Bill Cosby, aktori komedian që njihet si “Babai i Amerikës” duket në telashe.

Aktorja modele Angela Leslie është e teta grua që e akuzon publikisht brenda një kohe të shkurtër për ngacmime seksuale dhe më tepër se kaq.

Leslie i deklaroi gazetës Daily News se Cosby e dehu dhe ndoshta e ka droguar duke e detyruar të kryente veprime seksuale në suitën e tij luksoze në një hotel në Las Vegas në vitin 1992.

Aktorja thotë se u bë shënjestra e Cosby-t pasi i dërgoi atij një letër dhe një fotografi duke i shprehur dëshirën për t’u bërë aktore.

Leslie, tashmë 52 vjeç, thotë se arsyeja pse po bën këtë denoncim të vonë publik është dëshira që njerëzit të mësojnë se Cosby nuk është ai që duket: “Ai nuk është babai i Amerikës” – thotë Leslie.

Aktorja Angela Leslie
Aktorja Angela Leslie
Kopertina e Daily News
Kopertina e Daily News

Ajo tregon se në 1992 pasi dërgoi letrën dhe foton, një shofer e mori atë në shtëpi dhe e dërgoi në hotelin ku rrinte Cosby.

Kur ajo nisi t’i fliste për ambiciet e saj profesionale, Cosby e ftoi në një audicion të atypëratyshëm.

“Nëse do që të aktrosh, më trego çfarë je e zonja të bësh” – ishin fjalët e tij.

Aktorja kujton që ai i dha të pinte një përzierje të panjohur, të cilën ajo nuk mundi ta çonte në fund.

“Unë e ula gotën dhe nuk ndihesha mirë. Atëherë ai më tha që të shkoja në banjo dhe të lagia pak ballin dhe flokët. Kur u ktheva ai kishte hequr rrobat dhe më tërhoqi në shtrat. Më detyroi ta masturboja me dorë. Nuk mundesha të tërhiqesha. Isha krejtësisht e shokuar” – ka dëshmuar aktorja.

Grafik i akuzueseve
Grafik i akuzueseve

Të njëjtin “skenar” ka treguar edhe një tjetër akuzuese, Barbara Bowman.

Të dyja tregojnë se më pas merrnin çeqe nga 700-800 dollarë prej Cosby-t si shpenzime të mundshme udhëtimi bashkë me ftesën që ta vizitonin atë në suita hotelesh luksoze.

Cosby nuk u është përgjigjur deri më tani akuzave publike të Leslie, Bowman dhe grave të tjera që kanë ngritur ndaj tij akuza për ngacmime seksuale.

“8 janë më shumë se mjaftueshëm. Është koha që babai i Amerikës të flasë” – shkruante Daily News në kopertinën e numrit të fundit.

 

*U përdorën materiale nga Daily News dhe Huffinton Post. Përktheu për DITA, Migena Aleksi

Share This Article
2 Comments
  • Billi paska vendos me bo stilin e Saliut.
    Nuk u pergjigjet akuzave 🙂
    8 jane me shume se mjaftushem – thote gazeta britanike 🙂
    Eh moj gazete, ta dish ti sa “me shume se mjaftushem” kane dale akuza e denoncues ndaj Saliut dhe plakun nuk guxojne as ta therrasin njehere ne prokurori, do mbylleshe e nuk do dilje me ne treg

  • “hahahaa” ? S’është shaka ajo që thua por, shumë e vërtetë? Mali me krime i saliut këtu quhet…. Hm… “arrore”!? Nderime!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *