Falja e kamatëvonesave të pensioneve, Nishani dakord me qeverinë

Dita

Presidenti Bujar Nishani ka firmosur brenda dy ditësh hyrjen në fuqi të ligjit për faljen e kamatëvonesave të pensioneve për të vetëpunësuarit në bujqësi.

Pas miratimit të ligjit në Parlament në 18 nëntor, dy ditë më vonë kreu i shtetit ka nxjerrë dekretin për shpalljen e tij.

Të vetëpunësuarit në fshat do të mund të paguajnë deri në datën 31 dhjetor, vitet e prapambetura të sigurimeve pa asnjë gjobë.

Personave të vetëpunësuar në bujqësi u falen kamatëvonesat dhe gjobat e kontributeve të sigurimeve shoqërore, të papaguara deri në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji. Ata mund të paguajnë kontributet e sigurimeve shoqërore për periudha të kaluara dhe për vitin 2014, pa kamatëvonesa.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *