Përplasen furgonat e linjës, plagosen disa pasagjerë

anazapta

Dy furgona të linjës janë përplasur me njëri-tjetrin në aksin Gjirokastër-Sarandë, duke shkaktuar plagosjen e disa pasagjerëve. Aksidenti ndodhi në vendin e quajtur minisera e Kripës dhe mendohet se shkak është bërë shpejtësia e mjeteve dhe moti i keq.

Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur pasagjerët e automjeteve, të cilët mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën. Në aksident u përfshinë një furgon me targa AA 5417 CH, i linjës Gjirokastër–Sarandë dhe një tjetër që udhëtonte nga Saranda në drejtim të Fierit.

Aksidenti shkaktoi bllokimin e rrugës për rreth gjysmë ore.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *