Brenda bunkerit anti-bërthamor (FOTO)

redaktor

Bunkeri anti-bërthamor i ndërtuar në vitet e komunizmit do të hapet sot për publikun me rastin e aktiviteteve për 70-vjetorin e çlirimit.

Qëllimi për këtë objekt të trashëguar nga diktatura, është që të mbrohet dhe nga një simbol lufte të kthehet në një simbol të demokracisë, tolerancës dhe pranimit të diversitetit, përmes artit.

Godina ndodhet pranë Batalionit Mbështetës të Shtabit të Përgjithshëm, në rrugën e Shish-Tufinës. Ne patëm mundësi që të siguronim një ditë më përpara disa foto nga brenda.

Është një ndërtim gjigant 5 kate nëntokë i ndërtuar nga Enver Hoxha gjatë viteve ’70.

Aty gjenden 501 dhoma ku në rast lufte do të strehohej byroja politike. Apartamente, zyra, salla e madhe ku mblidhej Shtabi i Përgjithshëm madje edhe Kuvendi popullor.

Në foto po shihni krevatin e ish-diktatorit, dushin e tij me vajguri… Nga sot e tutje çelet për vizitorët. Ia vlen ta vizitoni për të revokuar të kaluarën tonë misterioze dhe…butaforike.

1

2 3 4 5 6 78

 

Share This Article
6 Comments
  • Enveri punoi me te gjitha energjite per Shqiperine,qe ajo te mos ishte vegel e te huajve,te mos behej fushe ku Fazlliqat e Pislliqat te tallin bythen me shqiptaret
    Dikur ishim Republike qe ngroheshim me furrnela Vajguri
    Tani jemi Republik qe na japin Banane 😉

  • PESHORJA NE TOTAL.

    Enverin peshorja ne total per te gjithe punet te tij, te mira te keqia,e vendosi nga ana e te keqes,rendovi nga e keqia.Ky eshte konkluzioni i peshores qe percakton, c’do lloj pune, c’do lloj njeriu,kush je ti o kushdo tjeter, qofte dhe kush ishte enveri.Ndaj edhe populli e zvariti.

  • enveri punoi mbi toke qe i shohim te gjithe dhe i prekim se vajtem 23 vjete qe shesim shikojem e hame nga ato qe beri mbi toke po ka bere dhe shume nene toke te cilat i la te gjitha teke ne nuke mori gje me vete dhe 2 m katrore qe mori ja hoqen keta qe i vodhen e e shiten te gjithe shqiperine e tani bertasin zini hajdutin

  • ENVER HOXHA I VERTETE
    ———————————–

    Enver Hoxha, perveç merites qe ishte ne krye te Luftes Nac-çlirimtare, lufte heroike ku flijuan jeten mijera e mijera shqiptarë e shqiptare dhe e rreshtuan me merite Shqiperine e varfer feodale me fitimtaret e Koalicionit Antifashist Boteror, udhehoqi Shqiperine e pas luftes duke e nisur nga morri ne koke. Ngjalli jeten, reformoi ekonomine, arsimin, kulturen e nje vendi mesjetar dhe vazhdoi te drejtonte me sukses ne kohen e nje lufte te ashper te ftohte ku Shqiperia ishte ne kryqezaten e dy Boteve antagoniste, ate te Perendimit me SHBA-ne ne krye dhe te Lindjes me BRSS-ne ne krye, me te cilet Shqiperia ndeshej jo vetem politikisht dhe ekonimikisht, por ndeshja ravijezohej edhe ushtarakisht nga momenti ne moment.
    Kur u pa se Shqiperia po bente hapa pa mbeshtetjen e te medhenjve, po permisonte jo vetem ekonomine, kulturen, arsimin, por edhe te drejtat e qytetareve te saj, perfshire edhe te pakicave miniriotare, (ne kohen e luftes se ashper ndermjet Perendimit e Lindjes, Enver Hoxha demaskonte fuqishem falsitetin e demokracise amerikane, demokraci e cila, vetem pas viteve 1966-1968 lejoi qe edhe zezaku te votonte…biri i njerit zezak te perbuzur asokohe eshte dhe vete Obama, presidenti i sotem i SHBA-se), atehere, superfuqite nuk mund te vinin ne dukje diferencen e shtetit shqiptar me te tyren sipas kendeveshtrimeve qe ata u benin shoqerive problematike ne Bote. Analisti i njohur Bernard Lori veren se, “…Ajo (Shqiperia-shenimi im F.Pazoku) nuk ka marredhenie me dy superfuqite boterore, te cilat i denoncon vazhdimisht si vende imperialiste. Ne qofte se SHBA-ja e pranon pa u shqetesuar kete situate, BRSS-ja vit mbas viti ben gjeste te caktuara per nje normalizim….” (Bernand Lori, “Europa Ballkanike”, botim shqip, faqe 143). Shqiperia nen udheheqjen e Enver Hoxhes mund te konsiderohet si nje shtepi e kollandrisur, shtepi qe ka zot dhe vend per cilindo, me te drejta e detyra. Kur nje lidhje miqesore, si me Jugosllavine, BRSS-ne e deri dhe ajo me Kinen, nxirrte ne pah padrejtesite, nenshtrimet, hilete, Enver Hoxha nuk ngurohej qe per interesat e Atdheut t’i sakrifikonte keto aleanca, edhe pse rrezikonte shpesh here jo vetem karrieren e tij, por edhe jeten. I njejti autor, pra B.Lori do te pershkruaj: “Nje numer i caktuar suksesesh ekonomike i kishin lejuar Shqiperise te refuzonte ndihmen e Kines dhe te vazhdonte me tej duke u mbeshtetur ne forcat e veta. Rezultatet jane konkrete: arrihet te sigurohen nevojat bazike te nje popullsie qe jeton thjeshte, por jo ne skamje, objektiv qe mjaft prej vendeve te Botes se Trete do te ishin te lumtura ta arrinin.” ( Mos harroni se para luftes se Dyte Boterore vendi yne edhe pse me nje popullsi prej 800.000-1.000.000 banore jetonte ne nje skamje tredimisionale: ushqimi, kulture-arsimi, vdekshmeria, qe per nga renditja e asaj Bote qe permend z.B Lori Shqiperia “kryesonte” nga fundi,dhe natyrisht , dalja nga ajo gjendje e trasheguar nga mbreti satrap kerkonte perkushtim e pergjegjesi, kerkonte atdhedashuri!-sh. F.P.) Ne vazhdim i njejti autor shkruan: “Ne 15 prill 1979 nje termet trondit veriun e vendit; 17.000 banesa demtohen apo shkaterrohen dhe 100.000 persona mbesin pa strehe. Katastrofa kapercehet, megjithate, per gjashte muaj pa kerkuar ndihme nderkombetare…”
    Sikur ajo popullsi te lihej ne meshire te fatit dhe per anologji te ndertoheshin kupole e fortifikime mbrojtese, me ndergjegjie do ta rradhisja Enver Hoxhen si udheheqesin me te çmendur ne Bote!
    Por, faktet flasin vete. Enver Hoxha ka qene udheheqesi me i pergjegjshem ne historine e Shqiperise. Ai kurre nuk lozte me fatet e e popullit. Ketu nuk behet fjale per ndonje lidhje, tifozeri apo ndikim politik me Enver Hoxhen. Jo. Behet fjale edhe per nderin tone, dinjitetin tone. Nuk e pranoj te kem qene leshko kur udhehiqte Enver Hoxha e te kem duartrokitur servilisht (siç tallen te na thone-edhe pse nuk e shprehin drejteperdrejte-ishkomuniste te tipit Berisha, Kadare e sorollop), pasi kjo do te ishte edhe me fyese.
    Klasifikuesit qe i bejne Enver Hoxhes “diktator”, “kriminel” etj. etj., madje duke trumbetuar edhe kupolat si nje “çmenduri”, (ato nuk qene bere ne shtepine e Enver Hoxhes-edhe shtepia nuk qe e regjistruar si prone e tij, pra asnje kacidhe abuzive nuk la ne xhepin e trashegimtareve te vet, por qene shtrire ne gjithe Shqiperine), pa marre parasysh e gjykuar se vendi yne rrezikohej nga vende te tilla si Greqia, qe mbante te gjalle ligjin e luftes qe nga viti 1940, nga Jugosllavia qe haptaz ka provokuar pavarsine e Shqiperise, nga Italia qe brenda 20 viteve i’u versul dy here Shqiperise nga deti e ajri, me 1920 dhe 1939. Por, megjithe keto shkaqe objektive, megjithe rendesine jetike qe kishte siguria e pavaresise se Shqiperise, Enver Hoxha ne krye te vendit tone, ideoi dhe realizoi ndertimin e fabrikave, uzinave, hidroçentraleve, shkollave, spitaleve, banesave dhe qyteza te tera te reja. Natyrisht edhe pasojave te termeteve ne kohe rekord. Shqiperia ishte nje kantjer i madh ndertimi, perfshire edhe fortifikimet. Motivacioni qe nderton gjithshka, pra edhe kupola, me çimenton dhe hekurin e tokes qe mbron, ne te vertete te nderon.
    Me nderime:
    F. Pazoku

  • filloi dhe ky i gjati me shou alla salush, medemek me “bunkere te komunizmit”, nderkohe qe, sic thote me te drejte Brokaj te Shekulli, keto lloj bunkeresh gjenden kudo ne boten perendimore dhe jane tregues i luftes se ftohte?! le te merret me mire me eleminimin e gropave te shpellarit paraardhes, sic edhe po ben, por te mos mendoje se mospajtimi i nje pjese me reformat, vetem te saponisura, mund te shmanget me teatro te tille vemendjedevijues. I vetmi ilaç eshte barazia para ligjit, drejtesia, pergjegjshmeria, ndershmeria e keshtu me radhe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *