Gruaja e Gertit: Një varkë për Lulin

redaktor

Reshjet e shumta të shiut të tre ditëve më parë kanë rikthyer lumenjtë në rrugët e Tiranës. Shumë nga zonat e kryeqytetit për gati 2 orë kanë qenë nën pushtetin e ujit.

Një stuhi e fortë me rrufe dhe gjëmime, të cilat u shoqëruan me një breshër dhe më pas me reshje të dendura shiu thuajse përmbytën kryeqytetin. Në rrjetet sociale gjen me dhjetëra foto nga përmbytja e asaj nate, por edhe ironi drejtuar kryebashkiakut Lulzim Basha.

Edhe njerëz afër PD, nuk kanë rezistuar të ironizojnë kryetarin e tyre. Për bashkëshorten e kreut të FRPD dhe deputetit Gert Bogdani, varka është zgjidhja në këtë situatë.

Siç e shihni në foto, ajo ka shkruar tek një prej miqve të saj në FB, ai është i shqetësuar për përmbytjen pasi për të shkuar në shtëpi as makina nuk ishte zgjidhje.

Përgjigja e Edlira Çepanit, bashkëshortes së Bogdanit, tregon në fakt dhe realitetin që po ndodhte në kryeqytet. Për të zgjidhja ishte varka.

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha ato ditë ishte në Bruksel për agjendën e tij politike, ndërkohë përmbytjeve në Tiranë u ka dalë për zot Enno Bozdo.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *