Zv/ministër i NATO-s që mbron Enverin

redaktor

Emisioni i Fevzos këtë javë kishte për temë Enver Hoxhën dhe rolin e tij në histori, si gjatë luftës ashtu dhe gjatë periudhës së qeverisjes së tij (sipas Lubonjës, Blendi e ka zgjedhur këtë temë se Enveri i duket seksi- kështu tha në program).

Për këtë temë ishin të ftuar analistë, historianë dhe politikanë. Pala që e sulmonte Enverin, ishin Fatos Lubonja, Mesila Doda dhe Andrea Stefani. Pala përballë ka qenë e përbërë nga historiani dhe politikani Paskal Milo, deputeti Alfred Peza dhe zëvendësministri i Mbrojtjes, Dritan Hila.

Prania e këtij të fundit në panel ka bërë që të ketë shumë reagime në rrjetet sociale ku shumë figura të njohura mediatike kanë thënë se kemi të bëjmë me një rast skandaloz kur një ministër i një ushtrie që është në NATO, mbron figurën e Enverit.

Ilir Kulla, ish-këshilltar për çështjen e sigurisë i Fatos Nanos ka bërë në status të gjatë në Facebook për Hilën.

Si mundet që një Zv Ministër Mbrojtjeje të një vendi anëtar të NATO të mbrojë hapur Enver Hoxhën. Po viktimat që u vranë e persekutuan për idealet perëndimore, për lirinë, për demokracinë. Në 70-vjetorin e çlirimit duhet të kujtohet Spiro Moisiu, Komandanti i asaj lufte, Dali Ndreu, Mustafa Gjinishi, dhe mijëra djem e vajza që dhanë jetën për atdheun, jo për Enverin. Enveri mori pushtetin me gjakun e atyre njerëzve dhe për 40 vjet u bë despot i Zi i Diktaturës që ngriti vetë,” shkruan Kulla.

Share This Article
6 Comments
  • o p kulla gjarpi gjarper mbetet e tja heqesh helmin prandaj flet e bertet ti leva e diktatures Kete e dinte mire Enveri edhe pse sta shtypi koken po te dha dore qe te villnje tani vrere te mbledhur prej vitesh Per tu dukur realist e i pa perlyer . Kur te hapen dosiet ishalla sa me shpejt cfare do te thuash pasaj se ti kane montuar apo di dicka mbi zhdukjen e tyre nga Berisha dhe banda e tij pa ke mare kaq vrull sa ste ndal vrapin as mosha . Kujdes se mos te pengoje litari e te thyen hundedet se mezi te kemi se i kemi e te paket analistet si minjte e arave te mbjella me grure.

  • ENVER = ANTISHQIPETAR.

    E KAM FJALEN PER SISTEMIN QE NGRITI, SEPSE NUK U FUT NJERI NE KOKEN E ENVERIT TE SHIKONTE CFARE KISHTE NE TE.

    NJERIU GJYKOHET NGA PUNET E JO NGA FJALET.

    MEGJITHESE KY VLERESIM KA TE BEJE ME ASPIRATAT QE NA UDHEHEQIN NE SOT, PRA ME PRAKTICIZMIN QE NA NEVOJITET SOT.

    HISTORIANET DUHET TE BEJNE PUNEN E TYRE DHE TE SHKRUAJNE HISTORINE LARG MASHTRIMEVE QE NA JANE THENE PER 50 VITE.

  • Kur thua te verteten nuk do te thote se mbron dike,Hile kete beri.nese tha nje te pavertete mund ta jepni ne gazete.flm

  • takemi i antienveristeve po te niset nga idealet demokratike, kane te drejte por shume prej tyre ose jane pinjolle kuislingash ose parazite te monizmit qe i kapi kosa e Enverit dhe tani llapin. Ketu nuk behet fjale per Enverin por per mundin dhe djersen dhe gjakun e nje shoqerie gjysemshekulli dhe kjo nuk mund te mohohet. Dhe nese per cdo krim te monizmit me te drejte pergjegjesia shkarkohet tek Enveri, per cdo zhvillim social-ekonomik te kohes, merita nuk mund ti mohohet. Po filluam me ‘biografira’, nuk kemi kuptuar asgje nga demokracia

  • zv/ministri i Mbrojtjes nuk eshte zv/minister i Nato-s.Por sidoqofte nuk ben mire te shkojne ne emisione ku flitet per Xhaxhin,se pastaj na nxjerrin nga Nato-ja dhe na prishet gjiza.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *