Kryetari i Shoqatës së Jetimëve në Lezhë, Ndoc Lulaj, është arrestuar nga policia e këtij qyteti si i dyshuar për zjarrvënie të qëllimshme në zyrën e kësaj shoqate ditën e djeshme.
Lulaj dyshohet se i ka vendosur dje zjarrin zyrës së Shoqatës së Jetimëve për të djegur dokumentet.
Zyra e Shoqatës së Jetimëve në Lezhë, e ndodhur në katin e katërt të një pallati, u përfshi nga flakët, por fatmirësisht pa të lënduar në njerëz.
