Marjan Gryka: Berisha ka urdhëruar vrasjen e Olldashit, Xhindit e Kosta Trebickës

Dita

Ish­-badigardi i Azem Hajdarit, Marjan Gryka, ka reaguar pas intervistës së Hamdi Haklaj në gazetën Dita, i cili tha se Azem Hajdarin e ka vrarë Fatmir Haklaj, dhe jo Jaho Mulosmani dhe vëllezërit Haxhia.

Gryka thotë se ndaj Azemit kanë qëlluar të gjithë të akuzuarit, ndërkohë që i qendron mendimit se ata kishin shkuar për të vrarë Sali Berishën, dhe ky i fundit u nxorri Azemin.

Duke folur për “Shqiptarja.com”, ai ndërkohë thotë se Sali Berisha ka urdhëruar të gjitha vrasjet në PD, duke filluar me Arben Brocin, Azem Hajdarin, Sokol Olldashin, Fatmir Xhindin e deri Kosta Trebickën.

Lidhur me vrasjen e Azem Hajdarit, Gryka akuzon edhe Arben Imamin si të përfshirë në këtë ngjarje.

Sipas tij, Imami është takuar me vrasësit para krimit dhe se është shpërblyer nga të dy krahët politik.

Share This Article
3 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *