Ndeshja e Euroleague në basketboll mes Galatasaray dhe Crvena Zvezda e zhvilluar mbrëmë në Stamboll është njollosur me vdekjen e një tifozi serb, i cili mësohet se është qëlluar me thikë nga tifozët turq.
Konsullata Serbisë ka bërë të ditur se viktima është një 25 vjeçar, ndërsa vetë klubi ka njoftuar në faqen e tij zyrtare vdekjen e tifozit dhe ka ngushëlluar familjen.
Ngjarja ndodhi para nisjes së takimit ku rreth 400 përkrahës të Crvena Zvezda nuk janë lejuar të hyjnë në Pallatin e Sportit duke u përleshur më pas me tifozët turq të cilët ishin pa biletë.
Gjatë ndeshjes tifozët turq kanë shfaqur në tribuna një flamur shqiptar.

Vetem nje. Ato ishin 400