Masa hibride e mitingut të PD-së

redaktor

Po them shkurt mendimin tim për protestën e 22 nëntorit, ku PD-ja ka thirrur në bashkëpunim sindikatat e pavarura. Kjo protestë është edhe një test për Partinë Demokratike, për vetë faktin se kështu do të mund të masë edhe sasinë e përafërt të mbështetësve të saj. Pikërisht kjo e fundit, është edhe arsyeja pse Lulzim Basha duket që është në ankth. Por kot Basha është në ankth, pasi ka plot që do t’i shkojnë në protestë. Aty mendoj do të marrin pjesë: Të gjithë ata që u janë shembur ndërtimet pa leje; ata që ishin të punësuar dhe hanin nga “prodhimi dhe tregtia” në Lazarat; ata biznesmenë e pasanikë që qeveria po i detyron me forcë të paguajnë energjinë elektrike;  njerëzit e pakënaqur nga mos “mbajtja e fjalës” për t’u punësuar si “shpërblim” nga shërbimet elektoralo-politike për PS-në dhe LSI-në; militantët e PD-së, që me ardhjen në pushtet të Rilindjes, u larguan për paaftësi nga puna; ish-drejtuesit e institucioneve dhe shkollave, për arsye se nuk i lë më kush t’i nxjerrin me urdhër fëmijët dhe punonjësit në mitingje; të gjithë të korruptuarit, ryshfetxhinjtë, matrapazët, pasi e ndjejnë veten të kërcënuar para vendosmërisë së qeverisë për të zbatuar ligjin; të paligjshmit e çfarëdo grade, gjinie, soji, se edhe këta po e kuptojnë se po i vjen fundi jashtëligjshmërisë; të gjithë sahanlëpirësit sindikalistë, që nën kurorën e PD-së dhe Berishës, u majmën dhe u pasuruan në kurriz të punëtorëve dhe kauzës së tyre!

Këta janë masa e plotë e mitingut! Po gjithsesi, gjithmonë janë pakicë!
Letër e nënshkruar, Partizan Cene

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *