Vargje të nënshkruara,
Fari Noda
Faleminderit moj Ditë
Gjithnjë po lëshon dritë
Ke një staf vërtet të plotë
Që të jep ujë në shoshë!
Zgjon probleme, tregon halle
Mbuluar me “këngë e valle”
Nxjerr nga skutat e djallëzisë
Në kurriz të Shqipërisë!
Këtë radhë Mira Kazhani
E dëgjoi i gjithë vatani
Intervistë më të gjallë
Ky milet s’kishte parë!
Presim ç’do thotë Saliu
Plot me krime ditëziu
Në këta njëzetë e ca vjet
Vetëm shan, pret e vret!
Hamdiu burrë zamani,
E tha fjalën trim azgani
Nuk të vras o skotë pa zap
Shko në vend e jep hesap!
Vërtetë ndodhën tragjedi
Në të gjitha gishti Sali
Ti mor, emri t’u shoftë
U mbush kupa, u bë plotë!
O Sali, o birko djali
Në çdo vend të ndjek halli
Ke vrarë e prerë në çdo anë
Ti pa turp pushton ekrane!
Turp të kesh, o ditëzi
Ti të vetmen nuk je njeri
Ke burgosur drejtësinë
O “antiplumb”, o fëlliqësirë!
Po kërkon vërtet shtet
Për shqiptarët vlerë e jetë
Sot ka ardhur ajo ditë
Te paguash marrëzitë!
