Kinezët kanë prezantuar një fotokopje të autoveturës së famshme britanike, ‘Land Rover Evoque’, e njohur si “Evok” një tip mjaft i suksesshëm kohët e fundit në botë, por që duke nisur nga viti tjetër do të prodhohet edhe në Kinë.
Kloni kinez i ‘Land Rover’ quhet ‘Landwind X7’ kushton një të tretën e çmimit të origjinalit dhe nuk ka luksin e pjesës së brendshme me lëkurë dhe dru të markës britanike.
Drejtuesi i ‘Land Rover’ e ‘Jaguar’ Ralph Speth, i cili ka paralajmëruar ndjekjen e rrugës ligjore ndaj vjedhjes së të drejtës ekskluzive të prodhimit të kësaj marke autoveturë, që është botërisht e njohur si britanike.
