Zhvarroset Pablo Neruda. Eshtrat e shkrimtarit të madh kilian do të ekzaminohen për të përcaktuar shkaqet e vdekjes së tij, pas dyshimeve se ai mund të jetë vrarë nga regjimi i Pinoçetit. Kërkesa për zhvarrimin e tij është bërë nga komunistët kilianë në vitin 2011. Pablo Nerdua vdiq në 23 shtator 1973, vetëm 12 ditë pas grushtit të shtetit që solli në pushtet Augusto Pinoçetin. Vdekja e poetit u tha se erdhi për shkak të kancerit në prostatë. Por menjëherë pas vdekjes së tij, lindën dyshimet e para. Fituesi i çmimit Nobel për letërsinë në vitin 1971 u varros pranë së shoqes, Matilda, në Isla Negra, 100 km nga kryeqyteti kilian, Santiago. Kërkesa për zhvarrosjen dhe ekzaminimin e trupit të Nerudës është formuluar nga gjykatësi Mario Carroza, në kuadër të një hetimi që ka nisur dy vjet më parë, pas akuzave të shoferit të tij. Manuel Araya, shoferi i poetit të njohur në mbarë botën, hodhi i pari dyshimet se Neruda është eliminuar nga njerëzit e Pinoçetit. Ai ngul këmbë se poetit iu shkaktua vdekja nëpërmjet një injeksioni gjatë kohës që gjendej i shtruar në një klinikë në Santiago.

Shkrimtari i madh dhe nobelisti Pablo Neruda, nuk mund te kete pasur nje vdekje natyrale, pa ndermjetesine e diktatorit Augusto Pinocet. I ” Lutem ” gazetes Dita te mos publikoje te tilla lajme, se i gateshmi Sali Krimineli i perveteson dhe i zbaton ja vetem ne shkrimtare e gazetare, por edhe ne kundershtaret e tij politk. Nga vrasja e Azem Hajdarit, Kosta Trebicka, deshmoret e 21 Janarit e viktamat qe do te vijne sipas listes se Sali Kriminelit. Zoti qe s a l i vampiri e don aq shume do t’i jape denimin me 23 Qershor. Tyc & Toc.